Një 55-vjeçar është rrëzuar nga çatia në fshatin Shkozë në Maliq, teksa ishte duke kryer riparime, ai ka pësuar disa dëmtime dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
“Maliq/Informacion paraprak
Mesditën e sotme, në fshatin Shkozë, Maliq, shtetasi A. P., rreth 55 vjeç, banues në Tiranë, duke riparuar çatinë e banesës së tij, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“, njofton policia.
Diskutime rreth kësaj post