Fredi Beleri ka bërë kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës, për t’u lejuar që të bëjë betimin si kryetar i bashkisë së Himarës.
Raportohet se kërkesa ka mbërritur pak ditë më parë në gjykatë dhe do të shqyrtohet ditëve në vijim.
Çështja i është ngarkuar gjyqtarit Rexhep Bekteshi.
Kujtojmë që pak ditë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi për herë të dytë rekursin e Fredi Belerit.
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, kërkonte në masë më të butë sigurie se arresti me burg.
Më herët Belerit, i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit, i është refuzuar liria edhe nga Gjykata e Posaçme.
Pavarësisht arrestimit para zgjedhjeve, ai arriti të fitonte garën për kreun e Bashkisë së Himarës, mirëpo deri më tani nuk ka mundur të bëjë betimin si kryebashkiak.
Diskutime rreth kësaj post