Kryeministri Edi Rama është takuar me Princin e Kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khaled bin Mohamed Al Nahyan. Takimi mes dy liderëve është zhvilluar në Kryeministri.
Lajmin e ka ndarë vetë Rama në Facebook, ku tha se në takim u diskutua lidhur me ecurinë e projekteve të përbashkëta.
“Kryeministria – Takim me Princin e Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Sheikh Khaled bin Mohamed Al Nahyan, me të cilin folëm për ecurinë pozitive të projekteve të përbashkëta”, shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post