Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa nuk nguron në asnjë moment të flasë për prejardhjen e saj shqiptare. Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja ka folur për vajzat shqiptare dhe trendet e bukurisë që ndiqen në Shqipëri dhe Kosovë. Ajo tha se vetbesimi i vajzave shqiptare është veçoria që asaj i pëlqen më shumë.
“Nuk do të thosha domosdoshmërisht se ekziston një trend i bukurisë, por gjëja që më duket më frymëzuese tek gratë e Kosovës është vetëbesimi i tyre”, u përgjigj Dua Lipa.
Këngëtarja e viziton shpesh Shqipërinë dhe Kosovën, teksa në dy vitet e fundit ka kaluar pushimet në jug të vendit, duke u bërë dhe një promotore e Shqipërisë turistike.
Thrilleri i ardhshëm “Argylle” me regji të Matthew Vaughn dhe me protagonist së bashku me Henry Cavill, yllin e popit Dua Lipa do të bëjë debutimin e saj të madh në film. Planet e filmit u zbuluan për herë të parë në korrik 2021, ku The Hollywood Reporter njoftoi se këngëtarja do të krijonte muzikë origjinale për këngën dhe partiturën e Argylle. Një trailer i papritur i filmit u publikua ku shfaqet Dua bionde, duke kërcyer ngadalë me Cavill.
Diskutime rreth kësaj post