Bananet janë ushqimi ideal për t’u rimbushur me energji. Nga pikëpamja ushqyese ato ofrojnë karbohidrate dhe kanë një përmbajtje të shkëlqyer të kripërave minerale, duke përfshirë magnezin, kaliumin, manganin dhe bakrin. Ato përmbajnë vitamina, duke përfshirë vitaminën B6, vitaminën B9 dhe vitaminën C. Bananet më pas sigurojnë fibra, duke përfshirë ato të tretshme si inulina, të cilat janë lëndë ushqyese e preferuar për mikrobiotën e zorrëve.
Shumë prej jush mendoni se kur banania fillon e nxihet ka ardhur momenti që duhet ta hedhim, mirëpo nuk është kështu. Udhëzimi i FDA thotë se për sa kohë që ato nuk janë të mykura nga jashtë, janë krejtësisht të sigurta për t’u ngrënë. Shumë mund ta lidhin mykun me njollat e zeza që shfaqen në lëkurë, por një teori e tillë është krejtësisht e gabuar.
Në fakt, myku shfaqet si njolla të bardha, gri ose jeshile, njësoj si myku në bukë, ndërsa njollat e zeza madje edhe lëkura e zezë nuk paralajmërojnë për një kërcënim për shëndetin. Gjithashtu, një element tjetër që na tregon se banania duhet hedhur është era e keqe.
Ndërkaq, bananet e papjekura janë më ngopëse, janë më pak të pasura me sheqerna të thjeshta, sesa ato të pjekura, të cilat treten shpejt. Rrjedhimisht kanë një fuqi më të madhe ngopëse. Pra, ato janë më të përshtatshme për ata që kanë nevojë të qëndrojnë në formë ose për ata që luftojnë me sulmet e papritura të urisë.
Diskutime rreth kësaj post