Ardhja në jetë e një fëmije është një ngjarje që ndryshon kryekëput jetën e një gruaje. Mirëpo shtatzënia nuk është vetëm “pritja e ëmbël” për të cilën lexojmë rëndom në rrjete sociale apo dëgjojmë në TV, ajo mbart me vete edhe disa rreziqe dhe sfida për të cilat pak njerëz flasin. Herë pas here, situata të pafavorshme mund të lindin gjatë procesit të lindjes që na sjellin përballë vendimeve të vështira, siç është zgjedhja midis shpëtimit të jetës së nënës apo të foshnjës.
Edhe pse është një çështje delikate, Anabel Morales, një përdoruese e TikTok-ut gjeti guximin të fliste për të. Ajo postoi një video në të cilën shprehu dëshirën që burri i saj ta zgjidhte atë në rast të ndonjë ndërlikimi gjatë lindjes, duke i dhënë përparësi jetës së saj mbi atë të foshnjës.
Në video thuhet: “Për burrin tim, nëse po lind dhe doktori thotë se duhet të zgjedhësh mes meje ose fëmijës, të lutem më shpëto. Unë nuk dua që Ethan-i të rritet pa nënë dhe nuk dua ti të rrisësh vetëm dy fëmijë ndërkohë që vuan humbjen e gruas tënde”.
Videoja tronditi shumë nëna që përjetuan emocione të përziera për këtë vendim. Një përdorues, për shembull, komentoi se ajo i kishte bërë të njëjtën pyetje burrit të saj dhe përgjigja e tij ishte: “Unë do të të shpëtoj. Ne mund të kemi një fëmijë tjetër, por unë nuk mund të kem një tjetër ty.”
Një tjetër person shtoi se burri i saj gjithmonë ka thënë: “Ne mund të kemi një fëmijë tjetër, por fëmijët tanë që janë tashmë mes nesh nuk mund të kenë një nënë tjetër. Unë nuk mund të të zëvendësoj.”
Disa përdorues, nga ana tjetër, nuk u pajtuan dhe zgjodhën të shprehin mendimet e tyre në komente. Një nënë shkroi: “Unë do të kisha prioritet djalin tonë mbi mua çdo herë… E kam jetuar jetën time, por e tij sapo ka filluar.” Dikush tjetër komentoi: “Unë e kuptoj këtë, por sinqerisht, nuk mendoj se mund të jetoja me veten nëse do të merrja atë vendim.”
Nënat në mbarë botën vazhdojnë të përballen me një sërë vështirësish gjatë shtatzënisë dhe lindjes. Shtetet e Bashkuara kanë një nga normat më të larta të vdekshmërisë së nënave në mesin e vendeve të botës së parë. Prandaj, kur diskutoni për të pasur fëmijë, është e rëndësishme të bisedoni me partnerin në lidhje me rreziqet e përfshira gjatë shtatzënisë dhe lindjes.
Edhe pse askush nuk mund ta mohojë që mëmësia është një udhëtim i bukur, mjafton fare pak për t’i komplikuar gjërat. Planifikimi i duhur dhe marrja e përgjegjësive të përbashkëta janë ato që e bëjnë dikë një prind të mirë. Megjithatë, është gjithashtu e rëndësishme që të keni aftësinë për të marrë vendimin e duhur për veten dhe familjen tuaj.
Diskutime rreth kësaj post