Ish-sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton u tregua shumë ironike, duke iu referuar zgjerimit të NATO-s, në një deklaratë drejtuar Putinit: ” Sa keq, Vladimir, ia ke bërë vetes”.
Pas kthimit në Departamentin e Shtetit për zbulimin e portretit të saj zyrtar, Klinton ndër të tjera shprehu neverinë e saj për politikat e ish-presidentit republikan Donald Trump, të cilin e kishte mundur në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.
Clinton iu drejtua gjithashtu skepticizmit që mund të kishin aleatët nëse SHBA-ja do të vazhdonte të ndihmonte Ukrainën. Clinton tha se presidenti demokrat i SHBA-së Joe Biden u përpoq të përmbushte shumë nga prioritetet e administratës së Obamës.
“Mbrojtja e demokracisë në Ukrainë, zgjerimi i NATO-s. Shumë keq Vladimir, ia bëre vetes”, tha ajo, duke shkaktuar të qeshura dhe duartrokitje.
“Ne gjithmonë kemi thënë, njerëzit nuk detyrohen të hyjnë në NATO. Njerëzit zgjedhin dhe duan të anëtarësohen në NATO”, shtoi ajo.
Clinton iu referua asaj që ajo e shihte si prioritetet e përbashkëta të Bidenit dhe Obamës, si zgjerimi i NATO-s, kundërvënia ndaj agresionit rus dhe administrimi i sfidave nga Kina.
Diskutime rreth kësaj post