Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Itali në një vizitë 2 ditore, në një takim me Zv/kryeministrin Italian Antonio Tajani kanë drejtuar takimin e dytë në nivel politik të Komitetit të Përbashkët Ekonomik Itali-Shqipëri.
Takimi i zhvilluar në Romë, për numrin dy të qeverisë italiane synon të konfirmojë nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve ndërmjet Romës dhe Tiranës. “Shqipëria është një partner strategjik i Italisë, me të cilin duam të forcojmë më tej bashkëpunimin”, -tha zëvendëskryeministri Tajani. Ai ritheksoi se Ballkani Perëndimor përbën një zonë prioritare për politikën tonë të jashtme.
Italia është tregu i parë për mallrat shqiptare dhe furnizuesi i parë në Shqipëri. Shkëmbimi tregtar u rrit me mbi 16% në vitin 2022, duke tejkaluar 3.3 miliardë euro. “Marrëdhëniet tashmë të shkëlqyera ekonomike mund të bëjnë një hap të mëtejshëm në cilësi falë edhe përfshirjes së sektorit privat tashmë të pranishëm në mënyrë të dukshme në Shqipëri. Italia arrin rezultate të mëdha kur arrin të punojë si ekip”, deklaroi Tajani.
“Ne duam të konsolidojmë marrëdhëniet tona me Shqipërinë duke u fokusuar në forcimin e lidhjes, rrjetit të energjisë elektrike dhe zinxhirit të furnizimit bujqësor. Knoë-hoë-i italian do të kontribuojë konkretisht në planet e zhvillimit të qeverisë shqiptare”, përfundoi zëvendëskryeministri.
Diskutime rreth kësaj post