Sot është një ditë e vecantë për Noizy-n. Reperi i njohur shqiptar feston sot 37 vjetorin e lindjes. Ai ka marrë urime të shumta nga të afërmit, miqtë e kolegët, ndërsa nuk kanë munguar as të fansave të tij.
Noizy njihet për shumë projekte e bashkëpunime që u kthyen në hite. Së fundmi ai është duke shijuar bashkëpunimin e tij me Dhurata Dorën ‘Kallma’ e cila numëron miliona klikime në ‘Youtube’.
Reperi nga Shqipëria lindi në Sukth të Durrësit, ndërsa një pjesë të mirë të jetës e kaloi edhe në Londër, dhe më pas u rikthye në vendlindje për të ndërtuar një karrierë të suksesshme muzikore.
Në këtë ditë të veçantë për të nuk kanë munguar urimet nga miqtë e familjarët e tij. Mes shumë urimeve, ka qenë edhe ai i artistes Loredana. Dyshja gëzojnë një miqësi të veçantë, pas duetit të suksesshëm, ‘Heart Attack’.
Në Insta-Storyn e saj, Loredana ka postuar disa fotografi bashkë me Noizyn, ku i ka uruar suksese.
“Urime ditëlindjen, ta dua zemrën. Ti meriton më të mirat. Je shumë shok i mirë, Zini! Të dua përgjithmonë dhe Zoti të bekoftë” ka shkruar Lori.
Diskutime rreth kësaj post