Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një reagim në rrjetin social Facebook në lidhje me ngjarjet e fundit në veri të vendit. Kurti ka treguar një bisedë mes tij dhe Vuçiç në Bruksel, me gjasë në prani të Lajçak dhe Borrell, ku Vuçiç ka thënë se Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve.
Reagimi i plote:
Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë. Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë.
Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen.” shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post