Aktori Florian Binaj tregoi në emisionin “Now” se përse i është bashkuar lëvizjes së Adriatik Lapajt, “Shqipëria bëhet”.
Siç sqaroi dhe Binaj ata takoheshin vetëm nëpër protestat e shoqërisë civile dhe në këtë mënyrë erdhi dhe nevoja për t’u bashkuar.
“Arsyeja pse i jam bashkuar lëvizjes së Lapajt është sepse gjatë gjithë 20 viteve që unë jam në ekran jam përpjekur fillimisht nëpërmjet humorit, duke shtuar 1, 2, 3 batuta, duke futur mesazhe të fshehura brenda numrave. Vjen një moment që nuk del kaq, duhet të shtojmë më shumë, vjen një moment që duhet të mbash një qëndrim publik sepse je person publik. Vjen një moment që do dalësh të protestosh dhe ne jemi takuar nëpërmjet protestave dhe takoheshim vetëm në protesta. Pra, sa herë mblidheshim si shoqëri civile për të protestuar për diçka, ishte i vetmi moment që ne bashkoheshim dhe erdhi një moment krejt natyrshëm që siç është me trupin e njeriut që qelizat shkojnë dhe janë në funksion të një organi thamë pse mos ta krijojmë dhe ne një organ, mos të takohemi vetëm nëpër protesta sepse jemi veç e veç. Bashkë është më mirë për të gjithë,” – u shpreh Binaj.
Diskutime rreth kësaj post