Autoritetet armene raportojnë për disa viktima dhe rreth 200 të plagosur, si pasojë e një shpërthimi në një rezervuar karburanti në Nagorno-Karabakh.
“Ka persona të vdekur dhe të plagosur pas shpërthimit që ndodhi në një pikë karburanti, pranë rrugës Stepanakert-Askeran,” thuhet në deklaratë. “Shpëtimtarët dhe mjekët janë në terren,” shtuan separatistët.
Më vonë u bë e ditur se më shumë se 200 persona u plagosën nga shpërthimi. Shumica e të plagosurve janë në gjendje të rëndë dhe do të duhet të transportohen me avion në një zonë tjetër.
Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme në lidhje me shpërthimin, i cili ndodhi ndërsa mijëra armenë u larguan nga rajoni malor pasi forcat separatiste të Karabakut u mundën nga Azerbajxhani në një operacion ushtarak javën e kaluar.
Diskutime rreth kësaj post