Gazetari Bledi Mane ka qenë i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku foli në lidhje me procesin gjyqësor për blerje votash ndaj kyebashkiakut të zgjedhur të Himraës, Fredi Bleri.
Në fjalën e tij, Mane u ndal dhe te mbrojtja që Arian Çani i bëri rastit të Belerit në emisionin “Now” në Euronews Albania mbrëmjen e djeshme.
Mane tha se Çani është një person i cili pasurohet çdo ditë në Shqipëri, por e shan atë në çdo dalje të tij publike.
Ai shtoi se nëse një gazetar grek do të fliste keq për kombin e vetë, ai nuk do të mund të dilte më kurrë në televizionet greke.
“Janë disa çështje Dhuli që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, unë dje zotëri kam mbetur i shokuar nga një tjetër Beler i medias shqiptare që quhet Arian Çani. Antishqiptari më i thekur i medias shqiptare, njeriu që pasurohet çdo ditë në Shqipëri dhe shan Shqipërinë. Arian Çani është njëriu që i hapen dyert, dritare, shpartallon nacionalizmin, shan kombin, shan popullatën dhe një tjetër Beler i lihen këto hapsira. Belerit ia treguam vendin. Me kushtetutë asnjë vend nuk të lë të sulmosh atdheun tënd. Imagjino të ishte një korenspondent i juaji në Athinë, të dilte te Sky ose te ERT dhe të shante Greqinë çdo natë. Ça do të ndodhte? Ku do të ishte sot ai gazetar?”, tha Mane.
Diskutime rreth kësaj post