Humbja e opozitës në Kukës, gazetari i njohur zbulon lëvizjen që do të bëjë Berisha
Gazetari Lavdrim Lita, u shpreh se fitorja e PS në Kukës ishte e pritshme.
Në një intervistë për Euroneës Albania, ai nënvizoi se bashkimi i Sali Berishës me Gazment Bardhin e ka thelluar humbjen në qytetin verilindor për opozitën.
Më tej shtoi se Berisha do të dalë me justifikime vetëm për të mos marrë përgjegjësi.
“Ishte e pritshme sepse gjërat shkuan mbrapsht për kandidatin e opozitës që shkoi nga Tirana në Kukës për të kandiduar. Vota është masivisht kundër sepse ai nuk ka arritur as rezultatin që ishte më 14 maj për Admir Sinamatin. Kjo është dërmuese për aleancën “Bashkë Fitojmë’. Bashkimi i Bardhit me Berishën e ka thelluar humbjen në Kukës. Kuksianët nuk ta falin imoralitetin, nuk pranuan Safet Gjicin, po ashtu kanë dënuar dhe imoralitetin e Gaz Bardhit. Emri Vata ishte viktimë e një marrëzie politike e bërë me duart e tyre. Kjo tregon se qytetarët nuk janë më kurioze për Berishën. Berisha del me justifikime të tmerrshme vetëm për të mos marrë përgjegjësi”-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post