Albert Halilaj është kryetari i ri i bashkisë së Kukësit. Kandidati socialisti arriti një fitore mbi 5 mijë vota kundër opozitarit Emri Vata.
Paradoksi është se skandali seksual që rrëzoi Safet Gjicin nuk e dobësoi, por përkundrazi, e forcoi akoma më shumë Partinë Socialiste në këtë bashki, që njihet si bastion i së djathtës, por që vitet e fundit tradita është përmbysur.
“Rezultat i jashtëzakonshëm”. Kështu e cilësoi i deleguari i PS-së për këtë qark, Pandeli Majko.
Diskutime rreth kësaj post