Kandidati i PS-së në Kukës Albert Halilaj po kryeson bindshëm zgjedhjet ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Emri Vata.
Rama shprehet se avantazhi i kandidatit të partisë së tij është i pakthyesgëm me pothuajse 3,000, do të thellohet ende deri në kurorëzimin e një fitoreje shembullore.
Postimi i Ramës:
Kur janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit ka një avantazh të pakthyeshëm prej thuajse 3000 votash, i cili do të thellohet ende deri në kurorëzimin e një fitoreje shembullore, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj nesh, si edhe për detyrimin tonë të madh ndaj tyre, për të bërë shumë më shumë akoma për Kukësin
FALEMINDERIT KUKËS, FALEMINDERIT TË GJITHËVE
Diskutime rreth kësaj post