Procesi i votimit për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri të Kukësit, pas shkarkimit të Safet Gjicit ka përfunduar.
Procesi është zhvilluar pa problematika. Në garë për bashkinë e Kukësit janë Emri Vata i “Bashkë Fitojmë” dhe Albert Halilaj i PS-së.
Po ashtu ka nisur grumbullimi i kutive të votimit.
Sipas KQZ 45,63 % e votuesve morën pjesën në zgjedhje. Vihet re një pjesëmarrje më e ulët se në zgjedhjet lokale të 14 Majit, pasi asokohe morën pjesë 52.79%. Socialisti Halilaj bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’i drejtohen kutive të votimit dhe të zgjedhin alternativën më të mirë. Ndërsa demokrati Emri Vata tha se janë evidentuar një sërë problematikash, për të cilat nuk dha raste konkrete pasi do dokumentohen.
Zgjedhjet në Kukës zhvillohen pas skandalit që përfshiu ish kryebashkiakun Safet Gjici, vetëm disa javë pasi fitoi zgjedhjet e 14 majit. Ai u shfaq në video duke kryer marrëdhënie intime me Alma K. brenda në ambientet e zyrës së bashkisë. Aktualisht Gjici ndodhet në burg.
Diskutime rreth kësaj post