Në Kukës po zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë, Koalicioni “Bashkë Fitojmë” në Kukës, ka denoncuar sot Partinë Socialiste se në terren ka lëshuar patronazhistët e saj, për të shantazhuar qytetarët që sot votojnë për kryetarin e ri të bashkisë.
“Patronazhistët e Rilindjes sot janë në krye të detyrës, edhe pse në kundërshtim me ligjin. Drejtorë shkollash, Hipotekës, apo dhe institucioneve të tjera, janë në krye të detyrës , për të devijuar dhe kontrolluar votat. Ata janë fotografuar në qendrat e votimit. KQZ e thotë qartë se nuk lejohen me kodin zgjedhor brenda ambienteve të qendrave të votimit. Ne do t’i paraqesim në OSBE-OHDIR faktet dhe provat, dhe në prokurori të gjitha këto raste të patronazhistëve. Pa zgjedhje të lira, nuk ka zgjedhje”, thanë në një deklaratë për mediat, përfaqësues të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.
Deri në orën 11:00, pjesëmarrja në votime ka qenë 14%.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë “ Emri Vata, në një prononcim për mediat u ka bërë thirrje qytetarëve të Kukësit ti drejtohen kutive të votimi.
“Sot është një ditë e shënuar dhe një ditë e shenjtë për Kukësin. I ftoji të gjithë banorët të drejtohen kutive të votimit dhe te shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe në mënyrë demokratike.
Ne kemi evidentuar çdo problematikë që përdoret për të deformuar vullnetin e zgjedhësve. Të cilat do paraqiten pasi të dokumentohen nëpërmjet një komunikate. Deri në këto momente ka qenë e qetë situate.
Këto zgjedhje janë të rëndësishme për të gjithë. Sfidat tona të planit të punës, janë të paraqitura dhe shpalosur me detaje dhe pse në situatë të shkurtër. Është një program pune i detajuar”, deklaroi ai.
Diskutime rreth kësaj post