Pas Albert Halilajt nga Partia Socialiste, edhe kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Emri Vata, i është drejtuar kutisë së votimit për votën e tij.
Votimi nisi në orën 07:00, teksa procesi i votimit pritet të mbyllet rreth orës 19:00.
Gazetarja Erneta Shevroja, raportoi më herët se pjesëmarrja deri në orën 09:00, sipas të dhënave nga ana e KQZ-së ka qenë shumë e ulët.
Deri në orën 09:00, kanë votuar vetëm 4 për qind e votuesve.
Kujtojmë që rreth 45 mijë qytetarë kanë të drejtë vote.
Kukësi po zgjedh kryebashkiakun e ri pak muaj pas 14 Majit, pas dorëheqjes dhe shkarkimit të Safet Gjicit, i cili u përfshi në një skandal seksual.
Diskutime rreth kësaj post