Pas VKM-së për mbylljen e Akademisë Albanologjike dhe shkrirjen e saj me Akademinë Shkencave, punonjësit shkencorë dhe drejtuesit e Instituteve Albanologjike kanë mbajtur një takim me Akademinë e Shkencave për procesin.
Sipas Balkanweb, në bisedimet mes palëve, kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi është përpjekur të qetësojë punonjësit shkencore për të ardhmen e tyre nën çatinë e Akademisë së Shkencave.
Në përfundim të takimit të disa ditëve më parë, përfaqësuesit e Akademisë Albanologjike i kanë kërkuar Gjinushit, të parashtrojë mënyrës se si do funksionojnë institutet albanologjike nën varësinë e Akademisë, ndërsa e ardhmja mbetet e paqartë.
Në një shkresë që Akademia e Shkencave i ka dërguar Akademisë Albanologjike këtë të shtunë, Gjinushi, në emrin e Asamblesë, thotë se ka vendosur të:
Të miratojë ngritjen pranë Akademisë së Shkencave (ASHSH) të njësive të përhershme të kërkim-studimit në shkencat albanologjike, me objekt gjuhësinë, arkeologjinë, hsitorinë, letërsinë dhe artet, antropologjinë dhe studimet e botimet enciklopedike sipas statusit e emërtimeve në vijim:
– Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë;
– Instituti i Arkeologiisë;
– Instituti i Historisë;
– Qendra e Studimit te Arteve;
– Instituti i Antropologiisë;
– Qendra për Botimet Enciklopedike e Albanologiike (QBEA).
Në vijim të shkresës së firmosur nga Gjinushi, thuhet se këto institutet përbëhen nga departamentet, përgjegjësit e tyre dhe drejtori, ndërsa qendrat përbëhen nga sektorët, përgjegjësit e tyre dhe drejtori.
Institutet dhe qendra e studimit të artit riorganizohen në bazë të njësive kryesore ekzistuese dhe kanë një organikë prej 98 punonjësish kërkimorë, ndërsa qendra e botimeve Enciklopedike e Albanologjike ka organikë prej 8-9 punonjësish.
Sipas shkresës, punonjësit kërkimorë të njësive të përhershme gëzojnë të njëjtin status si të personelit akademik në shkollat e larta. Kategoria dhe struktura e pagave të trye caktohen me një vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave si dhe për personelin administrativ dhe atë ndihmës.
Sa i takon buxhetit, njësitë, thuhet në shkresë, kanë një zë më vete nga buxheti vjetor i Akademisë por shifra aktualisht nuk është e qartë.
Ndërkaq, Gjinushi ka vendosur të shkarkojë drejtuesit e Instituteve Albanologjike, siç kuptohet nga shkresa, ndërsa punonjësit do të duhet të rikonfirmohen nga akademia.
Citojmë nga shkresa :
“Deri më 15 dhjetor të bëhet emërimi i punonjësve kërkimorë nëpërmjet rikonfirmimit në ASHSH, duke respektuar statuset e fituara profesionale prej tyre në përshtatje me organizimin e ri;
– Deri më 15 dhjetor të hartohet e miratohet statuti i instituteve dhe i të njëvlershmëve me to pranë ASHSH;
– Deri në zgjedhjen e organeve të reja drejtuese në përputhje me riorganizimin pranë ASHSH dhe me përcaktimet ne Statut caktohen struktura të përkohshme drejtuese.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë
Skënder Gjinushi- thuhet në fund të shkresës.
Diskutime rreth kësaj post