Shtëpia e një të moshuari në Arta ishte vënë në shënjestër të një bande femrash gjatë mungesës së tij mesditën e 16 shtatorit.
Tre autoret kishin pushtuar ambientet e brendshme pa u vënë re nga fqinjët, kishin vjedhur shumën prej 600 eurosh dhe flori në vlerë 5000 euro dhe ishin larguar në drejtim të panjohur.
Rasti u zbardh nga hetimet e kryera nga Policia e Sigurisë dhe u identifikuan detajet e njërës prej tre femrave, por ajo ende nuk është arrestuar.
Vijojnë hetimet paraprake për identifikimin e dy bashkëpunëtorëve të tjera të saj, të cilat përballen me akuzën e vjedhjes dhe nëse kanë kryer vjedhje të tjera të ngjashme në banesat e të moshuarve në zonën e gjerë.
Diskutime rreth kësaj post