Gjatë një takimi me Ministren e re të Arsimit, mësuesit e Beratit i kanë propozuar krijimin e një fondi të vecantë në buxhet për nevojat e shkollave.
Manastirliu njoftoi se Ministria e Arsimit, po harton një program për të mbështetur nxënësit që zgjedhin profesionet.
Mësuesit në Berat i sugjeruan ministres së Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, lëvrimin e një buxheti të veçantë për t’u përdorur për nevojat e shkollave.
Gjatë bashkëbisedimit me mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Xhemal Çekini” të Uznovës, ministrja e Arsimit tregoi se ministria po harton një program, për të mbështetur nxënësit që zgjedhin arsimin profesional.
“Jemi duke hartuar një program të madh ndërgjegjësimi përsa i përket zbulimi të talentit dhe prirjeve të fëmijët kur ato kanë prirje për zanat për profesion apo talente të cilat duhen identifikuar që në moshë të hershme”.
Manastirliu kërkoi bashkëpunimin e nxënësve, prindërve, mësuesve dhe drejtorive arsimore në rrethe me qëllim pasurimin e kurrikulës shkollore.
Diskutime rreth kësaj post