Gjykata e Tiranës, ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” 42-vjeçarin Klered Bozhanajn, që tre ditë më parë plagosi me armë zjarri efektivin e “Shqiponjave” Edlir Alleshi.
Mësohet se Bozhanaj ka folur në gjyq, teksa ka shfaqur probleme të shëndetit mendor.
42-vjeçari tha gjatë seancës se është amerikan dhe jo shqiptar.
Avokati i tij Roland Llalla, kërkoi ekspertim të gjendjes mendore dhe shtrim spitalor për klientin e tij, por gjykata caktoi masën e sigurisë arrest në burg.
Diskutime rreth kësaj post