Në edicionin e dyte të reality show “Big Brother Vip Albania”, vëmendjen më të madhe e kishte aktorja e njohur, Olta Gixhari, ku u shoqërua nga një marrëdhënie dashuri-urrejtje nga ndjekësit.
Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, e cila së fundmi ka postuar disa pyetje që i kanë bërë ndjekësit, por vetëm njëra nga pyetjet mori vëmendjen e saj.
“Çfarë ndjesie ishte kur more vesh që gjysma e shqiptarëve të urrente?”, shkroi një ndjekës.
Por, Olta nuk ka nguruar për t’i kthyer një përgjigje, e cila tha se ishte shumë e lumtur që kishte shkaktuar ndjesi kaq të forta tek shqiptarët si dashuri-urrejtje, pasi kjo ishte pika më e lartë e suksesit në atë reality show.
“U lumturova shumë, që e para kisha gjysmën tjetër të shqiptarëve, dhe që kisha shkaktuar ndjesi kaq të forta si dashuri-urrejtje, pasi është pika më e lartë e suksesit që mund të mbërrihet nga një reality show. Por mos harroni që një fije e hollë i ndan, se kur dola të gjithë më donin përsëri brenda shtëpisë”, u përgjigj aktorja.
Diskutime rreth kësaj post