“E vërteta del në shesh”, ky është reagimi i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi u mësua se ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal, ka pranuar fajësinë se ka fshehur informacionin nga Byroja Federale e Hetimit, lidhur me faktin se ka marrë dhe fshehur 225,000 dollarë nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare, Agron Neza.
Përmes një postiminë “facebook”, Basha thotë se u vërtetua se demokratët u vunë në sulm nga Rama dhe Berisha, për të bërë pis Partinë Demokratike por e vërteta më në fund u zbulua dhe mori hak ndaj demokratëve.
Postimi:
“Të vërtetën nuk mund ta ndalë askush, sado të vonojë, sado të investohet kundër saj, sado baltë të hidhet për ta mbuluar. Mbi të gjitha, kjo e vërtetë është shpagim për demokratët që u vunë nën sulme për t’u bërë pis e për t’u dëmtuar jo vetëm nga Edi Rama, por edhe nga Sali Berisha, shkruan Basha në një postim në facebook duke bashkangjitur dhe faqen e departamentit të Drejtësisë ku publikohet dhe prania e fajit nga Mc Gonigal.
Pikërisht këtë 225 mijë dollarësh borxh, opozita e quan ryshfet të Ramës për të shpikur skandalin e lobimit.
Për Kreun e PD-së, Lulzim Basha, dosja ‘McGonigal’ tregoi edhe një herë sesi segmente të politikës shqiptare paguajnë për të përbaltur kundërshtarin politik për të çimentuar pushtetin e tyre politik. Këtë tezë e deklaroi dhe në një intervistë ekskluzive për Report TV dhënë më 17 shkurt 2023, ku Basha akuzonte se ishin paguar para për të hedhur baltë e shpifje
Njësoj si në rastin ‘McGonigal’ balta e hedhur ndaj meje ka pasur vetëm një funksion: çimentimin e një pushteti që kurrë nuk e ka pasur interesin kombëtar dhe interesin publik si gjëja më e çmuar për t’u mbrojtur por përkundrazi është treguar i gatshëm të përbaltë kundërshtarët politikë interesat e veta personale. Kjo është një shpifje i bashkohet shpifjeve që bota mbarë i ka marrë vesh se janë paguar për qëllime të ngushta politike vetë protagonistët e ngjarjeve i kanë hedhur poshtë”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post