Valer Kolnikaj i ftuar në “Shije Shtëpie” në Tv Klan shprehet se ka qenë edukimi nga familja që e ka mësuar të kujdeset për veten dhe për shtëpinë në mënyrë që t’iu vinte të tjerëve në ndihmë.
“Në të vërtetë jam mësuar nga nëna ime, që i vogël, 6-8 vjeç që të bëhem krah për çdo gjë dhe ngaqë kam qenë edhe djalë i vetëm më vonë, më ka mësuar çdo gjë se si të kujdesem për veten, për pastërtinë, për shtëpinë, ta ndihmoj në çdo punë që ajo ka pasur në shtëpinë e vet.
Është i rëndësishëm si për djalin, si për vajzën mendoj. Nuk është problemi të jesh “gocë për shtëpi” vetëm te punët. Mendoj që është dembelizmi, është fakti që nuk do ta dëgjosh atë gjënë nga prindërit ose nëse ta kanë mësuar prindërit apo jo, nuk po i hyj më thellë asaj pjesës”, tha ai.
Valeri shton se edhe gjatë viteve të universitetit kur jetonte në shtëpinë e të afërmve, vazhdonte të ndihmonte në punët e shtëpisë, por pas martesës ka pësuar një ndryshim.
“Kur u martova kam harruar t’i bëj punët, por kjo është për shkak të angazhimeve sepse aktualisht jam me dy punë dhe është shumë voluminoze dhe ngarkesë dhe jam gjatë gjithë kohës në shërbim të njerëzve”, tha ish banori i BB.
Diskutime rreth kësaj post