Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se në Himarë nuk ka minoritet dhe banorët e saj janë shqiptarë.
Sipas Ngjelës, Himara është kryeqendra e Labërisë dhe himarjotët këndojnë labçe.
“Gjithë pikësynimi ka 20 vjet që është te Himara dhe Saliu u dha të drejtën e minoritetit. Ku ka minoritet në Labëri?! Himara është kryeqendra e Labërisë! Ik pyeti himarjotët si këndojnë? Labçe! Se është një lagje atje që ka qenë në marrëdhënie tregtare me Greqinë, tani ndoshta kanë mësuar por deri në ‘90 që i kam njohur unë flisnin shatra-patra, gjysmë shqip, gjysmë greqisht”, tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post