Në një kohë kur Shqipëria ka marrë për herë të dytë Presidencën e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara dhe vendi ynë po garon për të marrë edhe drejtimin e Këshillit të të Drejtave të njeriut, Moska duke e frikësuar nga angazhimi i Tiranës zyrtare për të diskutuar gjithnjë e më shumë mbi agresionin e paligjshëm të Rusisë në territorin ukrainas.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov i ka kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Anthony Guterrez që të parandalojë përfshirjen e zyrtarëve të ndryshëm që përfaqësojnë struktura të OKB-së në nisma të politizuara në kontekstin e krizës në Ukrainë.
Ky njoftim u bë nga Ministria e Jashtme Ruse pas një takimi që ministri i Jashtëm i Kremlinit, Sergei Lavrov pati me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres në margjinatat e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Reagimi i Rusisë erdhi vetëm një ditë pasi kryeministri shqiptar Edi Rama, nën rolin e presidentit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB u përplas me ambasadorin rus sa i përket axhendës ku ishte planifikuar edhe një fjalim i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ndodhej për herë të parë fizikisht në OKB që prej nisjes së luftës në një mbledhje të organizuar nga Shqipëria.
Ishte pikërisht kryeministri Rama i cili përgjatë kësaj mbledhje kushtëzoi ambasadorin rus në OKB duke i thënë të ndalte luftën në Ukrainë dhe atëherë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk do të fliste.
Marrja e presidencës së Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe organizmi i një mbledhje nga Shqipëria që bëri jehonë në mediat ndërkombëtare me sa duket i ka lënë një shije të hidhur Moskës, e cila ka kërkuar tanimë që diskutimet mbi Ukrainën të kufizohen jo vetëm brenda Këshillit të Sigurimit por në të gjitha strukturat e OKB-së.
Diskutime rreth kësaj post