Takimi i parë në sezonin e ri të Për’puthen ishte mes Saides dhe Orianit. Ata rrëfyen disa prej momenteve jo shumë pozitive gjatë fëmijërisë së tyre. Diskutimi vijoi edhe në studio, ku Saidja nuk mundi të mbante lotët.
Orian: Kam që 11 vjeç që kam dal nga shtëpia, që në atë moshë prindërve nuk u kam marrë lek por u kam dhënë. Unë në atë moshë kam nis edhe që të merresha me kërcimin, pavarësisht se kam që i vogël që e kisha pasion. Nga je me origjinë?
Saide: Jam nga Lushnja. Jetoj në Tiranë. Unë jam një vajzë e vuajtur, kam punuar shumë e vogël.
Orian: Edhe unë kam shit fiq, kam shit domate që i vogël, mblidhja fiq, mblidhja domate i shisja në Tiranë që të mblidhja ndonjë lek që të ndiqja pasionin për kërcimin.
Saide: Unë jam një njeri shumë i fortë dhe dua që djali që do të kem në krah të jetë i fortë. Kam punuar në bujqësi, në moshë shumë të vogël, kam qenë krah familjes, 10 vjeçe në magazina, në perime që i sistemonim. Kam punuar nga dy punë që të mos u kërkoja prindërve.
Diskutime rreth kësaj post