Me debat është shoqëruar mbledhja në selinë e OKB-së që drejtohet nga Shqipëria.
Anëtarët e delegacionit rus në Këshillin e Sigurimit në OKB, u shprehën të indinjuar gjatë mbledhjes së drejtuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, se përse ai i dha fjalën të parit Presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelensky, dhe pse ka ftuar në mbledhje MInistrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut.
Por, një përgjigje nuk ka munguar nga Rama.
Rama: “Sapo ju përgjigja sepse mu drejtuat mua si kryeministri shqiptar dhe vazhduat të thoni gjëra të pasakta lidhur me atë ç’ka është proceduara këtu. Nëse nuk doni t’ju përgjigjem si kryeministër i Shqipërisë mos më provokoni. Megjithatë, le të vazhdojmë sërish.
Delegacioni rus: Zoti kryetar, ku drejtohem vetëm si kryetar i këshillit të sigurimit në asnjë moment nuk ju drejtova si kryeministër i Shqipërisë, jemi të angazhuar në një dialog proceduror me ju, jo në një dialog thelbësor, ju lutem përmbahuni nga deklaratat politike në deklaratat fillestare për këshillin.
Rama: “Ishit ju që folët për NATO-n, për vaktin që Shqipëria është në NATO. Kjo nuk ka të bëjë fare me rolin tim si kryetar i Këshillit”
Diskutime rreth kësaj post