Jetmir Potka dhe Muharem Çota janë emigrantë të kthyer nga Greqia për të jetuar në Shqipëri. Me më shumë se 10 vite të kthyer ata nuk e menduan të ktheheshin mbrapsht, ndërsa puna në një nga sektorët me zhvillimin më të shpejtë në Shqipëri, siç është ndërtimi, i ka mundësuar atyre një jetesë më të mirë se në vendin fqinj
Për administratorin e kompanisë së ndërtimit, gjithashtu të rikthyer nga emigrimi pagat në Shqipëri do vijojnë të rriten
Në shifrat e raportuara nga INSTAT, pagat mesatare në ndërtim janë rritur në tremujorin e dytë të 2023-it ka arritur në 56 117 lekë, ndërsa në harkun e tre viteve ato janë rritur me 14 568 lekë apo 30%.
Ndërkohë që kjo reflekton pagën bazë të një punonjësi për specialistët e ndryshëm në profesion pagat bazë fillojnë nga 75 mijë lekë.
Sa i përket rritjes së punësimit dhe fondit të pagave, ndërtimi është sektori me shifrat më të mira në rang kombëtar, ndërsa nevoja për punonjës shtohet gjithnjë e më shumë.
Diskutime rreth kësaj post