Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e ka vlerësuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, për drejtimin e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB.
Zeelensky thotë se Rama i tregoi botës se si ta trajtojë Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj.
Ndër të tjera, Zelensky falenderoi Ramën për drejtimin e Presidencës në mënyrë parimore.
“I dashur Edi Rama, sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ju i treguat botës se si ta trajtojë saktë Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj. Ju falënderoj që e drejtoni Presidencën në një mënyrë kaq parimore”, shkruan Zelensky në Twitter.
Diskutime rreth kësaj post