Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se mbledhja e tretë e përbashkët mes deputetëve të PD-së, ka qenë shumë e frytshme dhe në të janë diskutuar qëndrimet mbi axhendën parlamentare.
Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, Berisha ju ka bërë thirrje të gjithë kuksianëve që ditën e dielë, më 24 Shtator të votojnë për kandidatin e “Bashkë Fitojmë”, Emri Vatën.
Votën për kandidatin e “BF”, Berisha e quan agun e një fillimi të madh që e pret Kukësin.
Sali Berisha: U shpreh solidariteti i plotë me Emri Vatën, i cili garon në Bashkinë e Kukësit pas një demaskimi moral dhe të gjithanshëm të përfaqësuesit të Edi Ramës, i cili ishte një copy-paste i Edi Ramës. Emri Vata ka besimin e plotë të të gjithë deputetëve të PD, besim se ai votën do e kthejë në shërbime transparente dhe përkushtim për qytetarët e Kukësit. Është rasti t’u bëj thirrje të gjithë kuksianëve, kudo që ndodhen, por që kanë qendrën e votimit në Kukës, të vijnë ditën e diel dhe me votën e tyre të firmosin fillimin apo agun e një ndryshimi të madh që e pret Shqipërinë. Në mbledhje u diskutua gjerësisht mbi axhendën parlamentare, u morën vendime të cilat zoti Bardhi do ua komunikojë. Unë them se ishte një mbledhje shumë e frytshme.
Zgjedhjet për Bashkinë e Kukësit do të zhvillohen këtë të dielë, më 24 Shtator. Socialistët në këtë përballje elektorale do të garojnë me Albert Halilajn ndërsa dyshja Berisha-Meta nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë” me kandidatin Emri Vata.
Zgjedhjet e pjesshme në Kukës do të rimbahen vetëm për kreun e Bashkise dhe jo për Këshillin Bashkiak, pas arrestimit të Safet Gjicit, i cili u përfshi në zyrën e tij në një video-skandal erotik me shtetasen Alma Kaçi.
Diskutime rreth kësaj post