Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një çerdhe në Fushë Kosovë, ku një 3-vjeçar është dhunuar nga edukatoret.
Ngjarja ka ndodhur në një çerdhe publike dhe është denoncuar nga daja e të miturit, i cili ka publikuar dhe një video ku duket dhuna.
Sipas familjarëve, i mituri dhunohet brutalisht jo vetëm nga edukatoret, por edhe nga kuzhinierja dhe pastruesja e çerdhes.
Dhunonin prej kohësh brutalisht 3-vjeçarin, identifikohen dy
“Njëra e ka emrin Shkurta, tjerat nuk ua di emrat” ka thënë nëna e 3-vjeçarit.
Dhunonin prej kohësh brutalisht 3-vjeçarin, identifikohen dy
“Të nderuar media dhe prindër! Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fushë-Kosovë, në çerdhen shtetërore të fëmijëve ‘Gëzimi ynë’, është rrahur brutalisht nipi im i preferuar Lisi, vetëm 3 vjeç. Shikoni kamerat ku shihet qarte që po rrihet në derë pastaj tërhiqet zvarre, më pas e dërgojnë përsëri në një dhomë pa kamera dhe e rrahin pa mëshirë të 2 “mësueset” e kësaj çerdheje bashkë me pastruesen apo kuzhinieren! Nipi im ka pësuar trauma të rënda psikike dhe nuk mund të flejë më, nipi po përjeton një ankth të madh. Kërkoj nga organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre. Idioteve dhe mostrave të tilla duhet t’i jepet fund një herë e përgjithmonë. Le të jetë rasti i fundit i dhunës ndaj fëmijëve. Dhunueset e tilla nuk e kanë vendin në arsim”, ka shkruar daja bashkangjitur videos.
Diskutime rreth kësaj post