Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka hedhur dyshime se pas shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri-Çeki fshihet një skemë kriminale, për rrjedhojë i ka bërë thirrje Prokurorisë që të nisë hetimet. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Lapaj tha se biletat u janë shitur një grushti njerëzish për t’i shitur ato më pas në tregun e zi me çmime 3-4 herë më të larta.
Lapaj thekson se Prokuroria duhet të sekuestrojë serverat qendrore të shitjes së biletave dhe të administrojë të gjithë praktikën e arkëtimeve për të parë kush dhe si i ka blerë biletat.
“I bëj thirrje Prokurorisë të nisë hetimet kryesisht për maskaradën e biletave të ndeshjes Shqipëri – Çeki.
Skema ku biletat i blejnë pak duar dhe pastaj i shesin në tregun e zi me çmime 3-4 herë më të larta është e paligjshme dhe duhet goditur rëndë.
Prokuroria duhet të sekuestrojë serverat qëndrorë të shitjes së biletave dhe të administrojë të gjithë praktikën e arkëtimeve për të parë kush dhe si i ka blerë biletat”, shkruan Lapaj.
Diskutime rreth kësaj post