Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kopsht në Fushë Kosovë, ku sipas një videoje të publikuar, një fëmijë tre-vjeçar është rrahur brutalisht nga dy edukatore dhe kuzhinierja e kopshtit.
Ngjarja ka ndodhur në një çerdhe publike në Fushë Kosovë. Videon e ka publikuar familjari, Fatos Geci, i cili ka thënë se viktima është nipi i tij trevjeçar.
“Të nderuar media dhe prindër! Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fushë-Kosovë, në çerdhen shtetërore të fëmijëve ‘Gëzimi ynë’, është rrahur brutalisht nipi im i preferuar Lisi, vetëm 3 vjeç. Shikoni kamerat ku shihet qarte që po rrihet në derë pastaj tërhiqet zvarre, më pas e dërgojnë përsëri në një dhomë pa kamera dhe e rrahin pa mëshirë të 2 “mësueset” e kësaj çerdheje bashkë me pastruesen apo kuzhinieren! Nipi im ka pësuar trauma të rënda psikike dhe nuk mund të flejë më, nipi po përjeton një ankth të madh. Kërkoj nga organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre. Idioteve dhe mostrave të tilla duhet t’i jepet fund një herë e përgjithmonë. Le të jetë rasti i fundit i dhunës ndaj fëmijëve. Dhunueset e tilla nuk e kanë vendin në arsim”, ka shkruar ai sipër videos.
Diskutime rreth kësaj post