Një sondazh i realizuar nga “US News & World Report” tregon se këtë vit në listën e vendeve më të forta në botë, Shtetet e Bashkuara sërish kanë dalë si shteti i parë, i ndjekur nga Kina dhe Rusia.
Sondazhi, i cili është pjesë e sondazhit të vendeve më të mira, pyeti 17,000 njerëz duke marrë mendimet e tyre në 87 shtete të ndryshme.
Renditja vlerëson ndikimin e një vendi bazuar në perceptimin e të anketuarve për faktorë të tillë si fuqia politike, ekonomike dhe ushtarake.
Gjermania u rendit në vendin e 4-të, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar, Koreja e Jugut, Franca, Japonia, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
SHBA dominon teknologjinë, Kina ka rritje të shpejtë, por edhe problem me ndotjen.
Gjermania, megjithëse është vendi më i populluar në BE, ka një përqindje të lartë të popullsisë së moshuar. Koreja e Jugut ka një ushtri të fortë dhe Franca ka turizëm dhe eksporte armësh.
Diskutime rreth kësaj post