Shefi i Teslas dhe njëherit personi më i pasur në botë, Elon Musk, u shmang për pak momente kur presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e pyeti për bashkëshorten. Gjatë takimit në Shtëpinë Turke, që gjendet pranë Kombeve të Bashkuara në New York, Erdogan pyeti Muskun se ku e ka bashkëshorten, e ky gjeti një përgjigje.
“Oh, ajo është në San Francisco. Jemi të ndarë, e unë kujdesem më së shumti për të”, u përgjigj Musk, derisa në duar mbante djalin e tij, të quajtur X.
Presidenti turk gjatë takimit shtoi se Turqia është e hapur për bashkëpunim në inteligjencën artificiale dhe Starlink.
Më tej citohet Musku të ketë thënë se SpaceX dëshiron të punojë me autoritetet turke për të marrë licencën e nevojshme për të ofruar shërbime satelitore Starlink në Turqi.
Diskutime rreth kësaj post