Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, nga konferenca tradicionale për shtyp dhënë në mediat greke në kuadrin e Panairit Ndërkombëtar të Selanikut, është pyetur edhe për çështjen e kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri.
Ai ka kërkuar që ai të betohet, qoftë edhe nga qelia, duke theksuar se heqja e kësaj mundësie do të shkaktojë probleme në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Ai vazhdoi duke thënë: “Më shqetëson fakti jo vetëm i burgut, por që edhe sot Shqipëria i mohon të drejtën për t’u betuar një kryetar bashkie. Këtë ia kam raportuar udhëheqjes së Shqipërisë dhe nuk ndërhyj në drejtësinë shqiptare, por kjo është shkelje e shtetit ligjor dhe krijon probleme të mëdha në marrëdhëniet dypalëshe që do të kenë implikime më të gjera në përpjekjen e Shqipërisë për t’iu afruar BE-së.
“Nuk do të ndalem së ngrituri këtë çështje në nivel europian dhe vetë Ramës”, tha zoti Mitsotakis.
Diskutime rreth kësaj post