Rritja e pagave për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilën kuvendi e shtyu për miratim për seancën pkebare rë radhës, vijon të shkaktojë kundërshtimin e deputetëve të opozitës.
Ish-Nënkryetarja e PD Jorida Tabaku, thotë se vendimi me propozim të qeverisë, cënon pavarësinë e këtij insistitucioni.
“Këto ndryshime për rritje të pagës së Gjykatës Kushtetuese me propozim të qeverisë nuk kanë asnjë lidhje me Reformën në Drejtësi dhe cënojnë jo vetëm pavarësinë e institucioneve të drejtësisë por edhe logjikën e një sistemi hierarkie page që kanë këto institucione”,- shkruan Tabaku
Përmes këtij reagimi që i paraprin votës kundër në parlament të enjten, Tabaku i bashkohet grupit të deputetëve të opozitës, që kanë deklaruar se do të votojnë kundër ligjit për rritjen e pagave të gjyqtarëve të Kushtetueses.
Javën e shkuar, në emër të deputetëve të tij dhe të Sali Berishës, edhe Gazment Bardhi deklaroi se nuk do t’i japin dritën jeshile.
Por ligji që kërkon 84 vota, ka mbështetjen e Lulzim Bashës dhe 10 deputetëve që e përkrahin atë.
Në nisje të seancës së shkuar plenare, Basha u shfaq me të tijtë nga pas, duke thënë se do të bashkojë votat me socialistët për të kaluar një ligj, që sipas tij, rrit pavarësinë e gjyqësorit.
Projekt-ligji për rritjen e pagës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, është propozuar nga ministria e Drejtësisë dhe parashikon ta çojë në nivelin e 640 mijë lekëve në muaj, për anëtarët dhe mbi 700 mijë lekë për kryetarin e kësaj gjykate.
Diskutime rreth kësaj post