Banorët e pallatit që u përfshi nga zjarri në zonën e ish-parkut të autobusëve në kryeqytet, ende nuk lejohen të futen në banesat e tyre.
Dy ditë pas rënies së zjarrit në pallat, vijojnë të punojnë grupet e akt ekspertimit,
Pallati vazhdon te mbetet i rrethuar nga një perimetër sigurie, ndërsa punonjësit e bashkisë pastronin inertet e rrezuara përreth nga lartesia gjate zjarrit ne katet e siperme.
Banorët nuk u lejuan të afrohen për shkak të rrezikut.
Grupet e ekspertëve vijojnë punën për përcaktimin e shkakut të zjarrit, si dhe vlerësimin e dëmeve.
Gjithashtu, inxhinieret po vlerësojne edhe strukturen e pallatit, pasi prej më shumë se 3 orësh disa nga katet ishin nën flakë.
Nga ekspertiza paraprake dyshohet se shkak i rënies së zjarrit, është bërë një shkëndije elektrike në kondicionerin e banesës në katin e fundit të pallatit.
Ekspertët dyshojnë se vatra e zjarrit ka nisur aty dhe më pas u përhap në katet e mëposhtme.
Megjithatë, ekspertiza e thelluar do të tregojë shkakun e flakëve.
Në pallat banojnë 69 familje, banorët e shkallës që nuk u përfshi nga zjarri janë rikthyen në apartamentet e tyre, ndërsa 43 familje që banojnë në pjesen ku ra zjarri pasditen e së enjtes janë në pritje të ekspertizës së plotë.
Diskutime rreth kësaj post