Ish-kryeministri Sali Berisha, ka dalë sërish në mbrojtje të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, Berisha madje jep edhe një metodë sesi duhet të veprohet nga drejtësia sipas opinionit të tij.
“Shikoni ç’ndodh në rastin Belerin, një betejë e paimagjinueshme për të marrë mandatin. E burgos në mesnatë, tek po darkonte, mashtron thotë që e kapën në flagrancë tek po shpërndante para. Ndërkohë ai nuk kishte 5 lekë në xhep. Nuk e lejon të bëjë betimin, ndërkohë që ligjet e vendit nuk e pengojnë.
Në një vend që pretendon të respektojë normat më ligjore më minimale, ai që nuk është i dënuar është i pafajshëm. Ky precedent ka funksionuar më parë por jo me mandatin e Himarës, sepse ai ka parashikuar aty parajsën e tij. Një sherr i madh për një mandat. Ky është një shembull se çfarë është në gjendje të bëjë Edi Rama për një mandat që e do. Nëse ka blerë vota, të betohet siç është vepruar herë të tjera, të dënohet mbrapa.
Po duhet ta humbasë mandatin për afatin e betimit”,- thotë Berisha.
Diskutime rreth kësaj post