Elbar, birra më e re Shqiptare e quajtur “Festa e Miqësisë”, kjo festë dedikuar miqësisë së vërtetë, mirëpriti mijëra pjesëmarrës për të kaluar mbrëmje të mrekullueshme, nën shoqërinë e miqve të tyre dhe shijes së vërtetë të birrës Elbar.
Nga; Greta Hoxha
Festa e miqësisë dhe birrës Elbar, traditë e bukur shëtitëse në gjithë vendin. prej disa vitesh është bërë traditë e bukur Festa e miqësisë e birrës Elbar.
Këtë edicion pata kënaqesinë e veҫantë të përfshihem në këtë event të bukur si gazetare bashkë me stafin organizator.
U mbushën më shumë se dy muaj që së bashku me birrën Elbar, tashmë e certifikuar si një ndër produktet më të mira në treg për konsumatorët e shumtë shëtitëm në shumë qytete të vendit.
Është paksa e vështirë për mua si gazetare të veҫoj qytetin ku atmosfera ishte më e veҫantë, pasi ҫdo qytet kishte specifikat e veta mbresëlenëse!
Ҫdo natë të “Netëve të Miqësisë ” sipas kalendarit organizativ të eventit 4 apo 5 netët radhazi, në qytetet ku bujti birra Elbar sheshet qëndrore ishin të tejmbushura me pjesmares.
Organizimi i shkelqyer i organizatoreve, mikpritja e publikut dhe drejtuesit vendore si dhe pjesëmarrja e këngëtarëve më të dashur për publikun në vend, e mbajti atmosferën të ndezur deri në mesnatën e të gjitha netëve.
Kështu ndodhi në Elbasan, Kuçovë, Berat, Lushnje, Fier, Durrës, Vlorë, Kukës, Burrel, Gjirokastër dhe kudo shkuam!
I jashtëzakonshëm duhet thënë e cilësuar netët e Kukësit, Beratit, Gjirokastrës.
Një publik i dashur, i ngrohtë, të cilët mbajtën atmosferën të ndezur në të gjitha netët.
Përveç publikut të zjarrtë në të gjitha qytetet ku “udhëtoi” birra Elbar me Netët e Miqësisë për t’u përshëndetur, është dhe policia e rendit dhe ajo bashkiake respektive që u kujdesën maksimalisht për mbarëvajen e këtij eventi argëtues.
Duke qenë në rolin komod të gazetares në intervista dhe njëherazi bashkëmoderatore e programit, kuptova se publiku ynë pa dallim moshe dhe gjinie e pëlqejnë atmosferën festive!
Pikërisht këtë bëri dhe në këtë edicion birra Elbar! Përcolli tek pjesëmarrësit kënaqësinë e Festës!
Një traditë e bukur ky event mbreslënës i cili nuk besoj se do ndalet ҫdo vit!
Eksperienca e edicioneve si dhe ky i sivjetëm, garanci për më mire e më bukur tjetrin edicion në verën 2024!
Diskutime rreth kësaj post