Ndoshta kjo është dasma më e shkurtër në histori, pasi zgjati vetëm tre minuta. Historia e çiftit vjen nga Kuvajti. Përçarja erdhi kur çifti u largua nga gjykata pas ceremonisë së martesës. Më pas nusja është penguar dhe sipas asaj që është bërë e ditur, dhëndri ka nisur ta përqeshë duke e quajtur idiote.
Komentet e dhëndrit vazhduan edhe pas ceremonisë së dasmës, dhe nusja i kërkoi gjykatësit t’i anulonte martesën aty. Gjykatësi ra dakord dhe pas përfundimit të sakramentit, martesa u anulua.
Para se çifti të dilte nga gjykata, ata u divorcuan në kohë rekord. Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur. Besohet të jetë martesa më e shkurtër në historinë e Kuvajtit.
Historia është bërë virale dhe shumica janë në anën e nuses, duke thënë se ajo bëri gjënë e duhur.
“Një martesë pa respekt është një dështim që në fillim,” komentoi një përdorues i Twitter.
Një përdorues tjetër shtoi: “Nëse ai vepron kështu në fillim, është më mirë ta lini të shkojë.”- tha ai.
Diskutime rreth kësaj post