Luiz Ejlli po shijon famën dhe dashurinë jashtë shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Ai shihet kudo me Kiarën, si për të treguar se dashuria e tyre është ende aq e madhe sa ishte edhe brenda “BBV’.
E në jetën reale, çifti ka bërë çdo gjë zyrtare, si me familjen ashtu edhe me shoqërinë. Duket se edhe Luizi ka krijuar miqësi me shoqet e Kiarës, aq sa janë bërë edhe ‘fansa’ në një farë mënyre.
Kjo tregohet edhe nga postimi që bëri sot Luizi, teksa shihet Liesa, shoqja e Kiarës duke dëgjuar një këngë të Luizit.
‘Ju përshëndes me kunatën’ shkruan Luizi krah videos.
Por, harroi se çfarë ka thënë kunata për të kur ai ishte brenda ‘BBV’?
Për ju që e keni harruar, Liesa ka thënë kohë më parë se nuk besonte te dashuria e Luizit. Madje, ajo shpresonte që Kiara të mos puthej me Luizin duke treguar kështu se nuk shihte ndonjë pëlqim nga Kiara për këngëtarin.
“Më duket pak e tërhequr, por për të mirën e lojës. Raportin me Luizin e shoh raport shoqëror. Shpresoj mos ketë puthje”, ka thënë Liesa në atë kohë.
Mesa duket ‘kunata’ ka ndryshuar mendim!
Diskutime rreth kësaj post