Teksa kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk është shprehur ende se kë njeh si kryetar grupi të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi i cili ushtron këtë detyrë u kujdes sërish që t’i kujtojë zbatimin e rregullores së Kuvendit. Ngjitjen e Lulzim Bashës në këtë pozicion, Bardhi nuk nguroi ta cilësojë provokim nga ana e socialistëve.
“Nuk vendos dot Edi Rama kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. E vendos Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit”.
Pas mbledhjes Bardhi konfirmoi se deputetët që e mbështesin atë dhe Sali Berishën kanë firmosur kërkesat për ngritjen e tre komisioneve hetimore parlamentare.
“Kërkesa do depozitohet me firma të 35 deputetëve. Nuk cakton dot as Edi Rama, as Taulant Balla se kush është deputet dhe kush nuk është deputet”.
Sali Berisha pas takimit të deputetëve të opozitës nuk nguroi të ironizojë edhe detyrën e re të Lulzim Bashës nga Këshilli i Europës, si reporter për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga lufta në Ukrainë.
“Eksperiencë me rusët ka ai. Kaq mund të them”.
Në takim e zhvilluar me dyer të mbyllura 35 deputetët e opozitës ranë dakort për hartimin e një pakete ligjore për rritjen e pensioneve, ndihmës ekonomike dhe pagesës për personat me aftësi të kufizuar, si dhe çuarjen përpara të propozimit për minimumin jetik.
Diskutime rreth kësaj post