Në Presidencën e Shqipërisë është zhvilluar ceremonia e betimit të ministrave të rinj të Qeverisë së Shqipërisë. Me ceremoninë e betimit para Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, ministrat e rinj të kabinetet qeveritar të Shqipërisë kanë marrë zyrtarisht detyrën.
Më 11 shtator Kuvendi i Shqipërisë miratoi dekretet e Presidentit Begaj për ndryshimet në kabinetin qeveritar, ku në postin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme është emëruar Igli Hasani, i cili ka zëvendësuar Olta Xhaçkën. Hasani ka mbajtur më parë postin e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në misionin e OSBE-së në Vjenë si dhe ka shërbyer si Koordinator Ekonomiko-Ambiental i OSBE-së.
Albana Koçiu është emëruar në postin e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke zëvendësuar Ogerta Manastirliun, e cila është emëruar në postin e ministres së Arsimit dhe Sportit.
Në postin e ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është emëruar Anila Denaj, e cila ka zëvendësuar ministren e deritanishme Frida Krifca.
Si ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor është emëruar Arbjan Mazniku, i cili më parë ka mbajtur postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Në ditët në vazhdim Kuvendi i Shqipërisë do të votojë edhe për dy dekretet e Presidentit Begaj për emërimin e ministrave të rinj, ku Ervin Mete është propozuar nga Kryeministri Edi Rama për postin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe Delina Ibrahimaj, në postin e ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.
Diskutime rreth kësaj post