Reperi i njohur Stresi prej ditësh ka rrëmbyer vëmendjen e medias rozë, për shkak të disa deklaratave që ai ka nisur një lidhje dashurie me një vajzë 18-vjeçare.
Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ndër të tjera i hodhi poshtë aludimet për romancë teksa tregoi se aktualisht ai është beqar, por dëshira e tij më e madhe është që të bëhet baba.
Ndërsa është i bindur që do të jetë babai më i mirë në botë, artisti u shpreh se dëshiron që në të ardhem të sjellë në jetë tre fëmijë.
“Unë jam single aktualisht. Bëj jetën time më së miri. Dëshira ime më e madhe është të bëhem baba. Dua tre fëmijë. Do të jem babai më i mirë në botë.”– tha Stresi.
Diskutime rreth kësaj post