Stresi është padiskutim një ndër reperat e preferuar shqiptar dhe sigurisht çdo reagim i tij shndërrohet në një lajm.
Së fundmi në media është komentuar së tepërmi lidhja e tij e dashurisë, me një vajzë 18-vjeçare, për të cilën ai u shpreh se në fakt nuk është e dashura e tij por është figurante në klipin e këngës së tij më të re.
“Në radhë të parë, publiku shqiptar është shumë gjykues sepse jemi në vitin 2023 kështu që edhe sikur nesër pasnesër, të lidhem me një vajzë 20-vjeçare, nuk duhet gjykuar sepse dashuria nuk ka moshë. Mirëpo unë kam një karakter, kam një familje me rregulla shumë të mëdha. Cdo femër të asaj moshe unë e shoh si diçka hyjnore dhe preferencat e mia janë 25-vjeç e sipër”, shprehet Stresi në intervistën e dhënë për programin “Ftesë në 5” nga Bieta Sulo.
Reperi ka shpjeguar gjithshtu se gjithçka është një marketing për këngën e tij të re.
Stresi, i cili është 37-vjeç, është ngacmuar gjithshtu sa i përket krijimit të familjes nga prezantuesja e njohur dhe reperi është shprehur se dëshiron shumë të ketë një familje të madhe. Këngëtari ka thënë se preferon që të ketë tre fëmijë dhe premton se do të jetë një baba shembullor.
Ajo çfarë ka surprizuar publikun në momentet e fundit të intervistës, ka qënë deklarata e reperit, i cili paralajmëroi se po planifikon të largohet nga muzika. Artisti është shprehur se do të bëjë muzikë dhe 3-4 vjet dhe më pas do i dedikohet familjes dhe do shijojë suksesin e këtyre viteve.
Ai ka shtuar se në momentin që do dalë nga muzika hip-hop, nuk ka ndërmend të punojë si producent por thjesht do shijojë jetën e tij familjare.
Diskutime rreth kësaj post