Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas atentatit me një të vrarë në Vlorë, ku në një postim në ‘Facebook’, Berisha shkruan se “Shqipëria është vend që ka hequr dënimin me vdekje, por Edi Rama ka liçensuar bandat për zbatimin e tij”.
Postimi:
“Përgjaket Vlora. Turizëm dhe ekzekutime. Rendi në duart e krimit! Ekzekutohet nga dy vrasës 41-vjeçari. Moto: Hëngshin kokat e njëri-tjetrit!
Të dashur miq,
mbrëmë u ekzektua nga dy vrasës 41-vjeçari. Si zakonisht, vrasësit u larguan në drejtim të paditur, dhe dogjën aty ku deshën makinën nga e cila qëlluan viktimën!
Policia njoftoi ministrin se banditët po i hanë kokën njëri-tjetrit, në përputhje me porosinë e “krim-ministrit.”
Shqipëria është vend që ka hequr dënimin me vdekje. Por Edi Rama ka liçensuar bandat për zbatimin e tij”, shkruan Berisha.
Diskutime rreth kësaj post